top of page

Vera

Ai e shihte qartë gotën e verës në qendër të tavolinës. Gota ishte transparente dhe zbuste ngjyrën e kuqe të errët të verës. U afrua dhe e pa kupën fine. Vera prehej qetësisht dhe dukej si gjak. Kishte një aromë dehëse, pak të thartë e pak të hidhur, por sa e ëmbël përkthehej shija në kokën e tij.
Sa tunduese ajo kupë aq e hollë me atë lëng dehës, me atë lëndë të kuqe aq provokuese, si një pije e ardhur nga Ferri. Papritur vera filloi të ngrihej nga kupa si një trup elastik dhe e pushtoi të gjithin; iku fare nga kupa dhe e mbuloi si mantel djalin. Atëherë filloi remineshenca e tij. Kujtoi shijen e verës dhe u gjend në rrugë. I merreshin këmbët dhe sytë ia mjegullonin rrugën përpara. Papritur pa drita. Iu dukën larg, por i ishin afruar shumë shpejt, aq sa s'mori vesh gjë. Iu duk sikur dikush e thirri nga ana tjetër e rrugës por mbylli sytë teksa rrokullisej nga makina.
Hapi sytë në të tashmen. Vera në të kuqe të thellë vazhdonte të prehej në kupën e kirstaltë.
Ai doli nga dhoma. Pastaj u kthye dhe piu verën e kupës. Në fund doli sërish për të kërkuar më shumë verë...

bottom of page